Flet Sara Kolami, ja arsyeja pse refuzoi ftesën për të hyrë në BBV

Prishtinë | 08 Maj 2022 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Blogerja Sara Kolami ka folur së fundmi në një intervistë në lidhje me jetën e saj e mbi të gjitha zbuloi dhe arsyen e refuzimit të ftesës së “Big Brother VIP”.

Sara është shfaqur si aktore në rolin e një stjuardese në komedinë “Dashuri dhe Turbulenca”.

Gjatë premieres së filmit në Kosovë, ajo ka realizuar dhe një intervistë 60 sekondëshe për emisionin “Prive”. Në intervistë, Sara ka zbuluar se arsyeja kryesore pse nuk e ka pranuar ftesën për të hyrë në BBV ishte nëna e saj.

“E refuzova sepse ma kërkoi mami”– tha Kolami.

Për sa i përket jetës së saj personale, Sara rrëfeu se lidhja e fundit që ka pasur përfundoi për shkak të zhelozisë.

Sara tha se do t’i duhen edhe dy filma të tjerë që të mund të quhet “aktore”.

Kujtojmë se blogerja u përfol shumë në lidhje me skenat e puthjeve me Gentian Zenelajn dhe Amos Zaharian. E pyetur për vështirësinë që hasi gjatë skenave Sara tha se është mësuar me puthje skenike, ndaj për të ishte e lehtë t’i puthte të dy.

Rudina: Me kë ishte më e lehtë të putheshe me Gentin apo me Amosin?

Sara Kolami: Me të dy, janë shumë të mirë që të dy.

Rudina: Cili ka qenë momenti, për ty më i vështirë ose skena që ke përsëritur disa herë, që nuk dilte siç e doje ti?

Sara Kolami: Skenat ishin goxha impenjative, nga A-ja te Zh-ja sepse si karakter kjo vajzë është e karikuar, nuk ka momente qetësie. Regjisori gjithmonë më thoshte “Sara, më shumë” dhe është sikur më shtrydhi si rol, por në të njejtën kohë edhe më ndihmoi të kuptoj që kur ti mendon që nuk mundesh më, ka edhe më tepër. Ajo skena që kam me Gentin, që ishte një ditë xhirimi, kishte shumë tekst, kishte shumë koreografi sepse lëvizja e këmbëve, çdo gjë ishte koreografi. Në çdo dubël duhet të bësh të gjithë gjërat njësoj, ishte koreografi lëvizja e këmbëve, koka, duart dhe ishte një ditë xhirimi shumë impenjative dhe isha goxha e stresuar, çdo gjë ishte për ne dhe ajo skenë duhet të shkëlqente./iconstyle.al

Të ngjashme