Fokusi i policëve në qytetet organizatore mund të shfrytëzohet nga kriminelët

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 09:17 | Nga

Personeli i policisë është kaq i fokusuar në qytetet organizatore të Kupës së Botës në futboll, saqë udhëheqësi i unionit ka thënë se kriminelët mund të përfitojnë nga kjo.

Disa zyrtarë policorë në qytetet e Rusisë kanë thënë se stafi i tyre është duke punuar me orar të zgjatur, patrullimet rrugëve janë reduktuar dhe koha e reagimit ndaj incidenteve është rritur, shkruan Koha Ditore.

“Situata është shumë e rrezikshme. Kjo mund të çojë te pasojat e rënda”, ka thënë Vladimir Vorontsov, që përfaqëson Unionin e Policëve Ndërrajonalë të Rusisë që ka 17 mijë anëtarë. “Mund të vijë te një situatë ku thjeshtë nuk ka mjaftueshëm policë në punë. Dhe njerëzit e vetëm që përfitojnë nga kjo janë kriminelët”.

Rusia ka vendosur mijëra policë në 11 qytete që do të organizojnë ndeshjet e Kupës së Botës, për t’u përballur me fluksin e madh të tifozëve dhe po ashtu me kërcënimet e tjera të sigurisë si sulmeve terroriste. Botërori nis më 14 qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme