Foltorja e Sali Berishës ndalet sot në Kavajë

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha takohet sot me demokratët e Kavajës, në atë që e quan “Foltorja”, nismë e tij për të larguar Lulzim Bashën nga kreu i Partisë Demokratike.

Berisha ka thirrur në takim për t’u bashkuar demokratët në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës në këtë qytet, me moton “Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Sot pritet të bëhet publike edhe data e thirrjes së Kuvendit Kombëtarë Demokrat, pas mbledhjes së më shumë se 50% të firmave të delegatëve, shkruan tvklan.

Të ngjashme