Formacioni i javës në Angli, Xhaka pjesë e tij

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 08:57 | Nga

Pothuajse ka përfunduar java e 36-të në Ligën Premier, me derbin mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit që i takoi londinezëve.

‘Topçinjtë’, ishin superiorë ndaj ‘Djajve të Kuq’, ku futbollisti më i mirë në ndeshje ishte padyshim kosovari Granit Xhaka.

Djaloshi nga Prishtina shënoi një gol spektakolar dhe pati një paraqitje të jashtëzakonshme duke zënë vend edhe në formacionin e javës nga ‘goal.com’.

Më së shumti lojtar në formacionin e javës kishte Manchester City që shkatërroi Crystal Palace me rezultat 5-0.

Gael Clichy, Nicolas Otamendi, Yaya Toure dhe Kevin De Bruyne ishin pjesë e formacionit nga Manchester City.

Ndërkohë në portë zuri vend Foster që ishte fantastik ndaj Liverpoolit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme