Në Tallin të Estonisë zhvilloi punimet Kongresi i LYMEC, organizatë kjo e themeluar para gjysmë-shekulli, ombrellë e organizatave rinore evropiane me orientim liberal.
Përfaqësues nga Rinia e AKR-së ishte, Besart Vllahinja, drejtor për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Prishtinës nga radhët e AKR-së dhe Sami Boroci, koordinator i Forumit Rinor të AKR-së, me ç’rast u shqyrtua aplikimi i organizatës rinore të AKR-së, pasuar me votim unanim duke u konfirmuar dhe legjitimuar kështu e drejta për të qenë pjesë e LYMEC.
Prej tash, të rinjtë e AKR-së do të gëzojnë të drejtat e njëjta me të rinjtë liberal evropianë në relacion me LYMEC.
Mes tjerash, tashmë hapet mundësia qe Prishtina të jetë nikoqire e klasës politike evropiane, e cila në një të ardhme të afërt do të zëvendësojë brezin e elitës politike në Bruksel dhe jo vetëm.
“Anëtarësimi i të rinjve të AKR-së në LYMEC është një e arritur e madhe për Forumin Rinor. Tash të rinjtë e partisë tonë do të kenë rastin të jenë pjesë e barabartë me të rinjtë e shteteve të tjera evropiane. Shkëmbimi i përvojave dhe shumë bashkëpunime të tjera me kolegët tanë nga vende të ndryshme evropiane do të jenë vetëm disa nga përparësitë që do të ofrojë anëtarësimi ynë në LYMEC” ka thënë Sami Boroci.
Ky është vetëm fillimi i shumë sukseseve të Rinisë së AKR-së falë përkrahjes së Presidentit Behgjet Pacolli.