Franca jep 160 milionë euro për tërmetin në Shqipëri

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Franca është deri më tani shteti që ka premtuar të dhurojë shumën më të madhe për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Mësohet se Franca do të japë gjithsej 160 milion euro, ku 100 milion euro do të jenë përmes financimit të projekteve të zhvillimit, kurse 60 milion euro vetëm për zonën e Durrësit në formë granti.

Lista e dhurimeve sipas shteteve deri më tani:

BE- 100 milion euro;
KE- 15 milion euro;
Gjermania – 11 milion euro;
Italia- 65 milionë euro;
Franca- 100 milion euro;
Suedia- 5.6 milion euro;
Britania e Madhe- 1 milion pound;
Kroacia- 1 milion euro;
Luksemburgu- 250 mijë euro;
Serbia- 2 milionë euro;
Polonia- 2.7 milion euro;
Danimarka- 2.7 milione euro;
Greqia- 2.5 milione euro dhe 200 shtëpi;
Holanda- 3 milion euro;
Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore;
Austria jep 1 milion euro për rindërtimin;
Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna;
Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura;
Hungari 5.6 milione euro;
Bullgari 375 mije euro;
Spanja 20-25 mije euro;
Rumania jep 2 milion lei;
Mali i Zi 500 mije euro.Klan.Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme