Frizerkat ia vodhën rrymën avokatit në Lipjan, gjobiten pas pesë viteve

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 13:30 | Nga

Gjykata Themelore në Prishtinë ka publikuar disa Aktgjykime lidhur më disa vjedhje të rrymës që kanë ndodhur në Lipjan.
Për lidhje ilegale në rrjetin elektrik të para disa viteve, u nxor Aktgjykim gjatë kësaj jave.

Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Themelore, nё periudhën kohore gjatë muajit dhjetor tё vitit 2013, nё rrygёn “V-F” nё Lipjan, e pandehura Xh.B si shfrytëzuese e lokalit me qira duke ushtruar veprimtarin e frizeres dhe e pandehura Sh.B si shfrytëzuese e lokalit me qira duke ushtruar veprimtarin e frizeres me qellim qё me pёrvetёsimin e sendeve tё huaja tё luajtshme, dhe vetes t’i sjellin përfitim pasuror nё mёnyrё tё kundërligjshme.

Sipas vendimit të gjykatës, me dashje secila veç e veç kanë vepruar nё atё mёnyrё qё bёjnё lidhjen e kabllove nga lokalet e lartpërmendura nё njehsorin elektrik tё zyrës sё avokaturës sё tё dëmtuarit Z.A , ashtu qё energjia e shpenzuar elektrike nga ana e tё pandehurave regjistrohet si energji e shpenzuar nё njёhsorin elektrik tё tё dëmtuarit, dhe e njëjta i faturohet si energji elektrike e shpenzuar, me ç’rast tё dëmtuarit i shkaktohet dёm material, shkruan lajmi.net.

Me këtë secila veç e veç kanё kryer veprën penale Vjedhja nga neni 325 par.1 tё KPRK-së. Andaj gjykata konform ligjit tё pandehurat i gjykon me dënim me kusht dhe me gjobë.

“Tё pandehurёn e parё Xh.B e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse e pandehura në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale, dhe me dënim me gjobë në shumë prej 400 euro. Tё pandehurёn e dytё Sh.B e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse e pandehura në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale, dhe me dënim me gjobë në shumë prej 200 euro”, thuhet në aktgjykim.

I dёmtuari Z.A është udhezuar qё kёrkesёn pasurore-juridike t’a realizojё nё procedurё tё rregullt gjyqёsore

Ndërkaq, Gjykata Themelore , dënoi edhe dy persona tjerë për vjedh të rrymës në Lipjan.

“Me dt. 08.10.2013, nё shtёpinё e tij nё fshatin G., Komuna L., gjatё kontrollit nga punёtorёt e autorizuar tё KEDS-it, ёshtё konstatuar se i pandehuri nё mёnyrё tё kundёrligjshme, ka shfrytёzuar energjinё elektrike, nё atё mёnyrё qё, i pandehuri ёshtё kyqur nё rrjetin elelktrik dhe ka shpenzuar energjinё elektrike pa njehsorin elektrik, me ç’rast tё dёmtuarёs KEDS-it, i ka shkaktuar dёm nё vlerё prej 294.90-euro -me këtë ka kryer veprën penale Vjedhja e shёrbimeve komunale nga neni 320 të KPRK-sё. Andaj gjykata tё pandehurin e gjykon me,me dënim me burgim në kohëzgjatje me kusht prej 1 muaji dhe me dënim me gjobё nё shumё prej 200 euro”.

Aktgjykim për vjedhe u nxorr edhe për një rast tjetër të vjedhjes së rrymës në Lipjan.

“Me dt. 27.05.2015, nё shtёpinё e tij, nё fshatin Z. , Komuna L., me qёllim tё përfitimit tё shёrbimit komunal, ka keqpёrdorur energjinё elektrike, nё atё mёnyrё qё, përmes kabllos ёshtё furnizuar nё mёnyrё ilegale me energji elektrike e cila nuk ёshtё regjistruar nё njehsor elektrik, pa autorizimin e furnizuesit tё autorizuar pёr energji elektrike, me ç’rast KEDS-it, i ka shkaktuar dёm nё vlerё prej 301.14- euro”. Edhe ky i pandehur u denua me burg me kushte prej 1 muaj dhe me gjobë 200 euro, ndërsa KEDS që t’ia kopenzoi shumën prej 301.14- eurove.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme