Ekonomia Online
FUNDIT

Fshehu kokainë dhe hashash në automjet, arrestohet një bullgar në hyrje të Morinës

Fshehu kokainë dhe hashash në automjet, arrestohet një bullgar në hyrje të Morinës

Një 38-vjeçar bullgar dhe rezident në Angli u vu në pranga nga shërbimet e policisë kufitare të Morinës. Kjo pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet e fshehur një sasi kokaine dhe cannabis sativa. Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, raporton A2CNN. Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Policia e Shtetit Shqiptar. “Shërbimet e […]

Një 38-vjeçar bullgar dhe rezident në Angli u vu në pranga nga shërbimet e policisë kufitare të Morinës.

Kjo pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet e fshehur një sasi kokaine dhe cannabis sativa. Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, raporton A2CNN.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Policia e Shtetit Shqiptar.

“Shërbimet e policisë kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin bullgar I. G. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën të fshehura dhe sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për hetimin e krimeve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin bullgar I. G., 38 vjeç, rezident në Angli”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme