FSK-ja (nuk) bëhet FAK

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 08:47 | Nga

Deklarata e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Mattis, për nevojën e krijimit të ushtrisë së Kosovës, nuk e ka vënë në lëvizje Qeverinë. Shndërrimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Armatosur vazhdon të jetë premtim i përvitshëm i qeveritarëve, por kanë munguar veprimet që ky zotim të përmbushet, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës kanë thënë se ekzekutivi mund të zmbrapset nga synimi për t’ia ndryshuar nominimin kushtetues Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Armatosur, për shkak të mungesës së votave të Listës Serbe.

Në Qeverinë e Kosovës nuk kanë treguar nëse përfundimisht kanë hequr dorë nga ndryshimet kushtetuese.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James N. Mattis, deklaroi javën e kaluar se FSK-ja duhet të shndërrohet në ushtri. Në përgjigjet e tij për Senatin Amerikan para se të konfirmohej në këtë post, njeriu i dytë për nga rëndësia në Administratën e SHBA-së ka thënë se NATO-ja do të qëndrojë në Kosovë përderisa kjo e fundit të mos administrojë me kufijtë e vet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme