FSK vazhdon kërkimet për gjetjen e trupit të kampionit të shumëfishtë të kërcimeve nga Ura e Fshejt
Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdojnë kërkimet me njësit e zhytësve për gjetjen e trupit të Sali Gërqinës, i cili sipas Policisë së Kosovës ka kërcyer në lumin Drini i Bardhë nga Ura e Fshejt dhe nuk ka arritur të dalë nga aty.
Në kërkim janë angazhuar 18 pjesëtarë të kërkim-shpëtimit dhe operacioni po zhvillohet edhe në bashkëpunim me policinë e shtetit, Komunën e Gjakovës , Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, thuhet në komunikatën e FSK-së.
Kërkimet ishin ndërprerë mbrëmë dhe kanë filluar sot në mëngjes për të vazhduar deri në gjetjen e trupit të personit që dyshohet se ndodhet në thellësi të lumit.