FSK marrëveshje bashkëpunimi me aeroportin “Adem Jashari”

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 14:23 | Nga

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) Shkëlzen Sylaj në emër të ministrisë dhe Adem Gashi, drejtor i Departamentit të Operimeve dhe Mirëmbajtjes, në emër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Marrëveshja e bashkëpunimit në mes Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari’”, ka për qëllim mbështetjen në planin emergjent të LIMAK-ANP-së nga MFSK/FSK-ja.

Në tekstin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MFSK/FSK-së dhe Limak-ANP-së janë konkretizuar aspektet e këtij bashkëpunimi dhe janë caktuar njësitë e specializuara të cilat do të reagojnë në raste emergjente; njësitë e Regjimentit të Mbrojtjes Civile dhe Kompania e Mjekësisë, të cilat FSK-ja do t’i angazhojë në rastet kur Limak-ANP-ja kërkon nga FSK-ja.

Kjo është marrëveshja e parë e bashkëpunimit ndërmjet MFSK-së dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe se përgjegjës për zbatimin e saj janë të dy palët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme