Fuqizimi i Kishës Ortodokse Serbe me Planin Fanko-Gjerman

Prishtinë | 04 Mar 2023 | 11:44 | Nga Milazim Krasniqi

Fuqizimi i Kishës Ortodokse Serbe sipas Planit franko-gjerman e ka si synim kthimin e selisë së Patriarkanës nga Beogradi në Pejë.

Kjo gjë do ta shndërronte Kosovën në një zgjatim të pansllavizmit dhe panortodoksizmit.

Nuk arrij ta kuptoj qëndrimin pro këtij projekti të SHBA-së dhe të BE-së.

Në Ukrainë po e luftojmë me armë këtë projekt, ndërsa në Kosovë po e instalojnë vetë.

Se a mos ka të bëjë me ndonjë virus kryqëzate kundër Islamit, nuk mund ta them, por kjo qasje nuk është normale.

Me planin e Ahtisarit Kishës Serbe i janë dhënë të drejta përtej çdo standardi.

Ka ngelur vetëm çështja e selisë së Patriarkanës, për ta definuar edhe ndërkombëtarisht Kosovën si “tokë e shenjtë serbe.” Tjetër nuk ka këtu.

Të ngjashme