“Future Nostalgia” i Dua Lipës renditet si albumi më i shitur i vitit 2021 në Mbretërinë e Bashkuar

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

“Future Nostalgia” i artistes shqiptare Dua Lipa është albumi më i madh i vitit 2021 deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të kompanisë zyrtare Charts.

Ky album i cili është në shitje nga kompania e prodhimit “Warner Records” përfundoi tremujorin e parë të vitit 2021 me një shitje prej 68,926 kopje (54,624 prej tyre nga shërbimet e transmetimit online). Pak më shumë se një vit nga publikimi i tij, albumi i dytë në karrierën e Dua Lipës ka shitur deri më tani 333,968 kopje (234,111 prej tyre nga shërbimet e transmetimit online).

Tani më albumi ka kaluar plot 33 javë në listën e ‘top 10 e albumeve më të mira’ – në katër prej të cilave ka qenë në vendin e parë, shkruan Music Week.

“’Future Nostalgia’ vazhdon të arrijë suksese të reja, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar por në të gjithë botën”, tha presidenti i Warner Records në Mbretërinë e Bashkuar, Phil Christie.

Albumi i saj debutues i vitit 2017 pati një shitje prej 720,505 kopjesh dhe Dua Lipa, kohët e fundit kalon një milion shitje me dy albumet e saj.

E lumtur për këtë sukses, Lipa shpërnda unë InsatStory një postim nga faqet e një prej fansave që pasqyronte këtë sukses.

“Çmenduri! Uau faleminderit Britani”, shkroi këngëtarja me prejardhje shqiptare në mbishkrimin e postimit.

Të ngjashme