Me fytyrë të mbuluar, oficeri italian flet për krimin në Shqipëri

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 10:02 | Nga

Gazetari i ‘Fax News’ Artur Çani ka udhëtuar drejt Italisë dhe ka mundur ti marrë një intervistë të shkurtër oficerit të Guardia Di Finanza Alesandro Giuliani i cili ka dhënë një deponim në Gjykatën e Bolonjës për llogari të drejtësisë shqiptare.

Ai ka qenë për tre vite në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me Dritan Zaganin.

Giuliani ka deklaruar se oficeri i antidrogës Dritan Zagani nuk kishte lidhje me kriminelë dhe se nuk ishte paguar nga shërbime të huaja.

“Mund të them se erdha këtu se ma kërkuan, bëhet fjalë për çëshje shqiptare, Zagani është miku im dhe për mua është një polic i mirë. Kur kam punuar me të, ka qenë një djalë i mirë. Nuk është një personazh që është i lidhur me krimin. Absolutisht nuk është i lidhur apo paguar nga shërbime të tjera”, tha Giuliani.

I pyetur për lidhjet e krimit me politikën në Shqipëri ai tha se nuk mund të fliste për një çështje të tillë.

“Nuk mund të flas për një çështje të tillë”, tha ai.

Deponimi i oficerit të GDF-së në Gjykatën e Bolonjës ka të bëjë me punën e tij në Shqipëri përgjatë tre viteve të qënridrimit. Ai dyshohet se ka qenë i lidhur me Zaganin dhe aludohet se ka patur lidhje me krimin, por edhe ka paguar Zaganin për të marrë informacione.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme