Gabim trashanik i protokollit, Kurz pritet me flamurin e Letonisë

Shkup | 07 Sht 2018 | 17:54 | Nga

Protokolli qeveritar në Shkup të Maqedonisë ka shkaktuar një skandal të vërtetë gjatë pritjes zyrtare të kancelarit austriak Sebastian Kurz. Në vend të flamurit austriak, Kurz në kryeqytetin e Maqedonisë u prit me flamurin e Letonisë, shkruajnë mediat në gjuhën maqedonase.

Flamujt e Austrisë dhe të Letonisë ngjajnë shumë. Ata kanë dy shiritë me ngjyrë të kuqe dhe një me ngjyrë të bardhë. Dallimi është se flamuri i Austrisë i ka gjatësitë e shiritave njësoj, ndërsa flamuri i Letonisë e ka gjatësinë e dy ngjyrave të kuqe më tepër sesa ajo e ngjyrës së bardhë.

Të ngjashme