Janë të shpeshta rastet kur Policia e Kosovës kap në flagrancë persona që mbajnë armë të ftohta e ato të zjarrit, dukuri kjo e cila po cenon sigurinë e qytetarëve të vendit dhe shkakton rrezik për ta. Në shumicën e rasteve të dyshuarit janë të rinj.
Një rast i kërcënimit me armë të zjarrit ka ndodhur mbrëmë në fshatin Koshtovë të komunës së Mitrovicës, ku një 22-vjeçar ka raportuar në Polici se dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të tij i cili ishte i parkuar para një depoje.
Ai ka bërë të ditur se e njeh personin e dyshuar dhe me të më parë kishin bërë gara me veturë dhe ishin fjalosur.
24-vjeçari i dyshuar është vetëdorëzuar në stacion policor, u dha deklaratën e tij para hetuesve, ndërkaq arma me një karikator dhe tetë fishekë u konfiskua nga Policia.
Me vendim të prokurorit, ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.