Gashi tregon se kur mund të kthehen qytetarët që janë jashtë Obiliqit

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Si rrjedhojë e situatës së krijuar me pandemin Covid-19, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar qytetarët e Obiliqit që ndodhen jashtë Komunës së Obiliqit, që duhet të kthehen sot deri në ora 17:00.

Po ashtu, nga ana e tij është konfirmuar se në Obiliq nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus dhe ju ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi sepse është koha për durim.

“Si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe duke parë gjendjen e krijuar në komunat përreth ku bazuar në vendimet e MSH-së janë shpallur zona të karantinuara, njoftoj të gjithë qytetarët që ndodhen jashtë Komunës së Obiliqit se duhet të kthehen sot (12 prill), deri në ora 17:00. Ju konfirmoj se situata në Komunën e Obiliqit vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, pa asnjë rast të dyshuar me koronavirus dhe ju njoftoj se të gjitha masa të reja të nevojshme Ne do të i ndërmarrim si institucion në kordinim me MSH-në dhe IKSHPK-në, me qëllim të menaxhimit dhe parandalimit të infeksionit me COVID-19”, ka shkruar kryetari Gashi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=850775042057247&set=a.120433998424692&type=3&theater

Të ngjashme