Gatishmëria luftarake në Serbi vazhdon të mbetet në shkallën më të lartë

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Siguria e sigurisë në gjithë hapësirën e Serbisë po përcillet me kujdes, nuk kemi paralajmërim të asnjë shqetësimi e as diçka negative që do të mund të ndodhë ndonjë gjë negative, ka deklaruar ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin me rastin e ngritjes së gatishmërisë luftarake të Ushtrisë së Serbisë.

“Gjithmonë dhe në çdo moment duhet të keni para sysh çdo pjesë të vendit tonë, qoftë ai Bujanoci, Presheva, Medvegja, Novi Sadi a Vranja”, citon FoNet të ketë thënë Vulin duke folur për ngritjen e gatishmërisë luftarake në Luginën e Preshevës

Ai ka përkujtuar se qëndrimi i kryetarit t Serbisë Aleksandar Vuçiq po respektohet në mënyrë absolute dhe se ngritja e shkallës së gatishmërisë luftarake në Serbi do të jetë e tillë derisa situata në Kosovë të jetë krejtësisht e qartë dhe derisa të mos ketë kurrfarë kërcënimi për serbët që jetojnë atë hapësirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme