Gazetari Klodian Tomorri: Uzina që kishte 3 vjet pa drita u shpëtua, tani do jepet me qira 1 euro

Prishtinë | 21 Gus 2022 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për ngjarjen e djeshme në uzinën e armëve në Gramsh.

Sipas tij, uzina kishte 3 vite pa energji elektrike.

“Putinit i raportoi sherbimi sekret se Niko Peleshi kishte shpikur nje arme shume te rrezikshme ne Gramsh, nga keto raketat termobarike, qe po perdorej nga Ukrainasit. Menjehere pas raportit ai ngarkoi tre spiunet me te mire ruse per te kopjuar skicat dhe sabotuar Gramshin.

Mirepo kunderspiunazhi shqiptar e zbuloi operacionin sekret te koduar me emrin Llaska-Allbanska dhe sulmi deshtoi.

Fale aftesise se sherbimit tone sekret, uzina e rendesise shume te vecante, qe ka 3 vjet pa energji elektrike, u shpetua. Tashme ajo eshte plotesisht e gatshme per t’u dhene me qera 1 euro, bashke me llamarinat e mbetura dhe repartet rrotull saj,” shkruan gazetari.

Të ngjashme