Genta befason fansat, bëhet bjonde

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 14:43 | Nga

Genta Ismajli, është dalluar për performancat e saj të befasishme dhe eksperimentet kur vjen puna tek interpretimet në skenë. Ajo përpiqet që të shfaqet gjithnjë ndryshe në klipet e saj, edhe pse e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar asnjëherë kanë qenë flokët.

Flokët gjithmonë janë konsideruar si një nga tiparet që reflektojnë bukurinë femërore dhe Genta ka preferuar të mos eksperimentojë shumë me to, deri tani.

Por ajo së fundmi është shfaqur krejtësisht ndryshe. Këngëtarja është bërë bionde duke i surprizuar fansat dhe ndjekësit, por që menjëherë e ka marrë pëlqimin e tyre.

Kjo i ka bërë ata të mendojnë se ky ndryshim është bërë për ndonjë klip të ri që Genta pritet të sjellë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme