Gërvalla pret në takim kryesuesin e OSBE-së Ian Borg

Prishtinë | 11 Pri 2024 | 09:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka pritur në takim homologun e saj, ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg, i cili viziton Kosovën në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, raporton Ekonomia Online.

Takimi është duke u mbajtur në objektin e MPJD-së dhe mediat janë lejuar që të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Gjatë ditës Ian Borg, pritet të takohet edhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Të ngjashme