Gërxhaliu: Krizat nuk duhet të jenë arsyetim për stagnim, por moment reflektimi për reforma

Prishtinë | 18 Maj 2026 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë një nga kthesat më të fuqishme që është parë deri më tani.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Gërxhaliu ka shkruar se së pari,  përcaktuan dëmin që u krijua nga ky konflikti me Iranin. 120 miliardë dollarë u humbën në bursë. 18.400 fluturime u anuluan. Shfrytëzimi i hoteleve ra me 60 deri në 70 për qind. Transaksionet në fushën e pasurive të paluajtshme ranë me 37 për qind. Vetë turizmi po humbte 200 milionë dollarë në ditë.

Pra, dëmi total për shkak të konfliktit me Iranin sipas tij vlerësohet mes 150 deri në 200 miliardë dollarë.

“Dhe tani, kthesa. Pas 60 vitesh, Emiratet e Bashkuara Arabe po dalin nga OPEK-u, sepse ishin të kufizuara të prodhonin 3 milionë fuçi nafte në ditë, ndërsa kapaciteti real është rreth 5 milionë fuçi në ditë”, ka thënë ai.

E, derisa ka përshkruar këtë situatë Gërxhaliu ka shtuar se për Kosovën dhe rajonin tonë, ky është një mesazh i rëndësishëm: krizat nuk duhet të jenë arsyetim për stagnim, por moment reflektimi për reforma, guxim ekonomik dhe orientim drejt investimeve produktive.

Postimi i tij i plotë:

Dubai ka humbur 200 miliardë dollarë dhe i ka rikthyer me një veprim, ktheu krizen në mundësi zhvillimi

Emiratet e Bashkuara Arabe tani kanë bërë një nga kthesat më të fuqishme që është  parë deri më sot.

Së pari,  përcaktuan dëmin që u krijua nga ky konflikti me Iranin. 120 miliardë dollarë u humbën në bursë. 18.400 fluturime u anuluan. Shfrytëzimi i hoteleve ra me 60 deri në 70 për qind. Transaksionet në fushën e pasurive të paluajtshme ranë me 37 për qind. Vetë turizmi po humbte 200 milionë dollarë në ditë.

Pra, dëmi total për shkak të konfliktit me Iranin vlerësohet mes 150 deri në 200 miliardë dollarë.

Dhe tani, kthesa. Pas 60 vitesh, Emiratet e Bashkuara Arabe po dalin nga OPEK-u, sepse ishin të kufizuara të prodhonin 3 milionë fuçi nafte në ditë, ndërsa kapaciteti real është rreth 5 milionë fuçi në ditë.

Tani matematika – çfarë do të thotë kjo saktësisht: 1 deri në 2 milionë fuçi shtesë në ditë, me çmim 113 dollarë për fuçi, do të thotë rreth 226 milionë dollarë në ditë, ose afërsisht 18 deri në 42 miliardë dollarë në vit.

Si ndikon kjo në pasuritë e paluajtshme? Vlera totale e të gjitha transaksioneve në Dubai gjatë vitit 2025 ishte 250 miliardë dollarë, që do të thotë se me vetëm një vendim ata kanë çliruar një potencial që mund të kompensojë dëmin e krijuar nga konflikti.

Dhe e gjithë kjo ndërsa Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur.

Dhe këtu vjen thelbi: lidershipi i këtij vendi. Ndërsa po e regjistroj këtë, 1 miliard dollarë tashmë është investuar në industri, 1 miliard në biznese, 350 milionë dollarë në zhvillimin e plazheve, është njoftuar linja e artë e metrosë dhe ka filluar ndërtimi i linjës blu të metrosë.

Çfarë mund të përfundojmë? Mund të përfundojmë se ata nuk presin që stuhia të kalojë. Emiratet e Bashkuara Arabe ndërtojnë gjatë stuhisë. Prandaj kjo është një tjetër lëvizje mjeshtërore që ndikon fuqishëm në tregun e pasurive të paluajtshme.

Për Kosovën dhe rajonin tonë, ky është një mesazh i rëndësishëm: krizat nuk duhet të jenë arsyetim për stagnim, por moment reflektimi për reforma, guxim ekonomik dhe orientim drejt investimeve produktive.

Sepse fituesit e së ardhmes nuk janë ata që presin të kalojë stuhia, por ata që ndërtojnë gjatë saj.

Të ngjashme