Gjashtë djem rrihen mes vete në Gjilan

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan dje janë rrahur mes vete gjashtë persona.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima femër K/Shqiptare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin policor.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme