Gjashtë nga nëntë kosovarët zgjedhin të heshtin para gjykatës rreth akuzave për terrorizëm

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 08:13 | Nga

Gjashtë nga nëntë kosovarët, të cilët dyshohen se kanë marrë urdhër nga Lavdërim Muhaxheri për përgatitje të sulmit terrorist dy vjet më parë ndaj lojtarëve të Izraelit, nuk kanë pranuar të deklarohen para gjykatës, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, përmes avokatëve të tyre mbrojtës, ata i kanë kundërshtuar provat e prezantuara nga Prokuroria Speciale, mbi të cilat është mbështetur aktakuza kundër tyre. I kanë cilësuar si të kundërligjshme.

Tre të akuzuar të tjerë e kanë pranuar tashmë fajësinë në fazat e tjera të gjykimit. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka arritur pothuajse në fund. Ka mbetur vetëm edhe një seancë para shpalljes së aktgjykimit. Prezantimi i fjalës përfundimtare është planifikuar të mbahet më datën 15 maj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme