Gjashtë raste të reja me Coronavirus sot në Shqipëri

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë raste të reja janë konfirmuar me covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Katër prej tyre janë në Tiranë dhe dy në Shkodër. Ndërkaq 6 persona janë konfirmuar të shëruar në 24 orët e fundit duke bërë kështu që 79% e të infektuarve të shërohen.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit.

“Situata në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive. Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin sot ka kaluar mbi 1 mijë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Fatkeqësisht 32 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor”, ka thënë ajo./TCH/

Të ngjashme