Gjatë 24 orëve janë ngritur 96 aktakuza kundër 120 personave

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton  se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 96 aktakuza kundër 120 personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar ë 35 persona.

Në njoftim thuhet se prokurori i shtetit ka bërë 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit të n 1 personi, si dhe ka realizuar një sekuestrim.

Të dhënat për të gjitha prokuroritë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 15 persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 36 aktakuza kundër 47 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, 2 të pandehur në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Dhunimi” dhe “Dhuna në familje”. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 8 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 7 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza ndaj 20 personave. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurit për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” ku kishte pasoja fatale ndaj një të miturës. Prokuroria Themelore e Pejës ka lëshuar urdhër me të cilin është autorizuar Policia e Kosovës, që 9 kafshët (lopë) të llojit të ndryshëm, simental dhe holstein të
dërgohen në karantinën e burgut të Dubravës, të cilat janë zënë tek një i dyshuar gjatë transportimit me kamion, me çka dyshohet se është kryer vepra penale “Kontrabandimi i mallrave”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në gjashtë raste të ndara, ka ndaluar 7 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ngritur 4 aktakuza, kundër 4 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 1 person në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu, janë ngritur 2 aktakuza kundër 3 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve, ka ngritur 20 aktakuza kundër 21 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 3 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale


Të ngjashme