Gjenden të vdekur dy burra në Prishtinë

Prishtinë | 28 Mar 2024 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur të mërkurën në Prishtinë.

Njëri rast ka ndodhur në mëngjes, ku një grua ka raportuar se në rrugë ka vërejtur një person të shtrirë.

“Një femër kosovare  ka raportuar se në rrugë ka vërejtur në person të shtrirë. Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin  ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë që rasti tjetër ka ndodhur në mesditë, ku gjithashtu i shtrirë në rrugë është gjetur një burrë.

“Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë viktima mashkull kosovar. Në vendin  e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit të dy trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të ngjashme