Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh tregon se dje rreth orës 14:40, një person është gjetur i vdekur në afërsi të liqenit në Mitrovicë.
Policia e ka cilësuar këtë vdekje si të dyshimtë, ku thuhet se viktima K-Boshnjak, është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja jete.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve viktima ishte duke lëvizur me biçikletë dhe për një moment ka rënë për tokë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.