Gjendet trupi i viktimës që u sulmua me sëpata nga familjarët

Prishtinë | 28 Pri 2019 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhej se më 26 prill, tre të dyshuar kanë rrahur me mjete të forta një familjar të tyre tek Qafa e Broqit në Pejë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar të cilët pas një mosmarrëveshje kanë rrahur dhe goditë me mjete të forta familjarin e tyre viktimën mashkull K/Shqiptar i cili ende nuk është takuar nga policia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Nga njëri prej të dyshuarve janë konfiskuar dy sëpata të cilat dyshohet se i shin përdorë në rast dhe një veturë”, thuhej në raportin 24 orësh.

Për klankosova.tv zëdhënësi për media nga Prokuroria Themelore, Shkodran Nikçi, konfirmoi se është gjetur trupi i viktimës.

“Është gjetur nga njësitet policore trupi i pajetë i viktimës në fshtin Reka e Allagës në Rugovë. Rasti ka kaluar në kompetenc të Krimeve të Rënda, prokurori i shtetit ka dal ne vend te ngjarjes”, tha Nikçi.

Me urdhër të prokurorit trupi dërgohet për obduksion.

Të ngjashme