Gjendet trupi i njërit polic të zhdukur (Video)

Hani i Elezi | 03 Maj 2018 | 16:01 | Nga

Është gjetur trupi i njërit prej policëve të zhdukur, raportojnë mediet nga vendi i ngjarjes.

Trupi është gjetur në lumin Lepenc, në pjesën e Kosovës.

Sipas pamjeve të fundit të drejtpërdrejta nga vendi i ngjarjes shihet momenti kur trupi nxirret nga uji.

Sot është dita e gjashtë me radhë e kërkimeve për dy pjesëtarët e zhdukur të Policisë së Kosovës.

Si pasojë e një aksidenti në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, dy pjesëtarët e policisë dyshohet se përfunduan në lumin Lepenc.

Pjesë e kërkimit të dy policëve janë ekipet e FSK-së, të Policisë, si dhe vullnetarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme