Gjesti i veçantë i lojtarëve japonezë, përkulja para tifozëve pas humbjes me Interin bën xhiron e rrjetit

Prishtinë | 22 Qer 2025 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Interi mundi mbrëmë në Siatëll skuadrën japoneze të Uraua Red, por ajo që ra në sy gjatë gjithë ndeshjes, ishte tifozeria e ndezur e skuadrës japoneze. Ajo e fundit festoi thuajse gjatë gjithë ndeshjes, për të mbetur në fund e zhgënjyer pas golit në Valentin Karbonit që shënoi përmbysjen e zikaltërve dhe u dha atyre fitoren.

Tifozët u panë të dëshpëruar në tribuna, por edhe vetë lojtarët e Uraua ishin të tillë dhe bënë një gjest shumë të veçantë, që është pjesë e kulturës së vendit oriental.

Ata u rreshtuan poshtë tribunës së ultrasve të tyre dhe kryen përkuljen e njohur si “Saikeirei” para mbështetësve. Nuk ishte një gjest i thjeshtë formal, pasi kjo lloj përkulje, është ajo e kërkimit të ndjesës në mënyrën më fortë të mundshme pasi u iku nga duart një rezultat historik përballë një emri shumë të njohur të futbollit botëror.

Të ngjashme