Gjilan, kompania e pastrimit kundër ndërhyrjes së Komunës në punët e saj

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Drejtues të kompanisë së pastrimit “Ekohigjiena” kanë përsëritur të enjten qëndrimin se nuk do të lejojnë përzierjen e Komunës në punët e brendshme të tyre.

Kryeshefi i kompanisë ka deklaruar se ata nuk e pranojnë vendimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili e ka emëruar një drejtor të ri për “Ekohigjienën”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Thotë se emërimi i drejtorit të ri nga Komuna mund të ndodhë vetëm nëse Komuna dhe investitori privat arrijnë marrëveshje për shkëputjen e kontratës së partneritetit publiko- privat. Në të kundërtën ata do t’i drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit, ku edhe do të kërkojnë kompensim.

“Partneriteti u arrit dhe u miratua në vitin 2011 me shumicë të madhe nga Kuvendi Komunal i Komunës së Gjilanit. Natyrisht, nëse Kuvendi vendos për shkëputjen e partneritetit dhe autoritetet e PPP-ës në Prishtinë e miratojnë atë, ne do ta respektojmë një gjë të tillë. Kompensimi për marrjen e aksioneve private duhet të zgjidhet në mënyrë miqësore ose nëpërmjet një gjykate të arbitrazhit”, ka thënë Ramaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme