Gjilani në pritje të ndihmës së Qeverisë për ta zbutur krizën me ujin

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Banorët e Komunës së Gjilanit janë duke u përballur me vështirësi sa i përket furnizimit me ujë. Kompania e ujësjellësit “Hidromorava” është duke aplikuar reduktimet me qëllim të kursimit të ujit, ngase është konstatuar se niveli i ujit në pendën e Perlepnicës ka shënuar rënie drastike.

Në ambientet e kompanisë “Hidromorava” është mbajtur takimi i Task-forcës, ku u vlerësua se situata me furnizim mund të përkeqësohet përderisa nuk ka reshje të mjaftueshme. Gjithashtu, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Këshillit Ndërministror për Ujërat, të cilët kanë vlerësuar se nuk është punuar shumë në gjetjen e një zgjidhjeje, e cila do të stabilizonte furnizimin me ujë për këtë qytet, shrkuan sot Koha Ditore.

Këshilltari për politika ujore, Baton Begolli, ka deklaruar se do të hulumtohet për gjetjen e resurseve të reja ujore me qëllim që të shtohen kapacitetet e furnizimit me ujë. Ai ka thënë se Gjilani do të futet në kuadër të projekteve me qëllim që të ofrohet zgjidhja e problemit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme