Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi tha se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme që për pushtet të harrojë gjithçka që kanë thënë për Partinë Demokratike të Kosovës, përcjell Ekonomia Online.
“Qe 10 vjet dhe për çdo ditë e kanë terrorizuar elektoratin e vet me fjalorin kundër PDK-së. Kanë shpifur gjithçka për PDK-në. Edhe ato që mendja normale nuk i pranon. Lista e shpifjeve të Albin K. dhe Vetëvendosjes është e gjatë”, shkruan ai në profilin e tij zyrtar.
“Por, Këta njerëz, për pak pushtet janë në gjendje të harrojnë gjithçka.
Më vjen keq për votuesit e Vetëvendosjes për zhgënjimin e madh që do të përjetojnë. Ashtu qysh po i harrojnë fjalët e zeza që i thanë për PDK-në, ashtu do t’iu harrojnë edhe juve”, ka shtuar ai.