Betim Gjoshi, anëtar i Kryesisë së PDK-së ka komentuar mbi reagimin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani e cila doli në mbrojtje të pozicionit të grave në shoqërinë tonë, pas deklaratave të Hoxhë Shefqet Krasniqit në një emision televiziv.
Sipas tij Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nuk e ka guximin e mjaftueshëm për të mbrojtur të drejtat e grave kur ato nëpërkëmbën nëpër studio televizive ose tjetërkund.
Postimi i Gjoshit:
Presidentja e Kosovës znj. Osmani, nuk e ka guximin e mjaftueshëm për të mbrojtur të drejtat e grave kur ato nëpërkëmbën nëpër studio televizive ose tjetërkund.
Zonjës Osmani iu nevojitën dy ditë për të bërë një reagim të zbehtë në mbrojtje të pozicionit të grave në shoqërinë tonë.
Reagimi i zonjës Osmani përmes dy vizatimeve të fëmijëve shfaq hapur mungesën e guximit për të reaguar siç duhet dhe siç i takon për shkak të pozicionit zyrtar.
të gjithë e dijmë se publikimi në InstaStory është i përkohshëm dhe postimet aty largohen automatikisht pas 24 orëve. Pra, zonja Osmani po don të duket sikur po reagon, por në fakt ajo nuk don që të reagojë siç duhet.
Ky taktizim i zonjës Osmani për të mos u përballur me hoxhallarë që nëpërmkëmbin të drejtat e grave, është një tregues i qartë se Presidentja e Kosovës flet për të drejtat e grave vetëm kur i shërbejnë për vota, por nuk i mbron ato kur kalkulon se mund të humbasë vota.