Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar kandidatët e Vetëvendosjes dhe LDK-së për Podujevë, duke i quajtur shegër të Agim Veliut.
Gjoshi përmes një postimi në profilin tij, ka thënë se përshkak të kandidatit të VV-së, SHpejtim Bulliqit, Kosova ka humbur shansin për liberalizim të vizave.
“Veç emrin e ka Shpejtim se bash të kundërtën ia ka bërë Kosovës.
A e mbani mend se për shkak të “analizës” së tij amkademike për demarkacionin me Malin e Zi i kemi humbur vizat dhe plotë 3 vite me broçkullat e tij?”, tha ia.
“Podujeva ka humb bollë kohë me LDK-në që i duhen vite për ndërtimin e një sheshi dhe që sot ia ka sjellë për kandidat, Rudarin, një marionetë të Agim Veliut”, shtoi Gjoshi.
“Podujeva nuk ka asnjë llogari të humb vite tjera me amkadamikun Shpejtim Bulliqi, qe sot as shqip nuk arriti të lexonte pa gabime. Bulliqi dhe Rudari e kanë një të përbashkët – ata janë shegerë të Agim Veliut, prandaj janë të padobishëm për Podujevën”, përfundoi ai.