Gjuriq dhe Sharçeviq vizitojnë Kosovën

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 09:43 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Mladen Sharçeviq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të vijnë në Kosovë ku do të vizitojnë sot gjimnazin, institucionet parashkollore në Hoçë të Madhe dhe Rahovec.

Në orën 13:00 ata do të qëndrojnë në Rahovec, kurse më pas do të vazhdojnë vizitat në institucionet arsimore të fshatit Hoçë e Madhe.

Kjo vizitë e zyrtarëve serbë vjen pas asaj të presidentit të këtij vendi, Aleksandar Vuçiq gjatë fundjavës së shkuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme