Gjuriq: Kurti “varrmihësi i Kosovës si shtet i pavarur”

Prishtinë | 24 Kor 2023 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq, ka pretenduar se “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është politikisht dhe faktikisht një person i padëshirueshëm në Uashingtonin politik”, sepse me veprimet e tij ka dëshmuar se është “varrmihës i Kosovës si shtet i pavarur”.

“Ajo që po ndodh në Ballkan nuk është ndër prioritetet e publikut politik amerikan, ata janë të interesuar për Kinën, Rusinë, Lindjen e Mesme… Çdo gjë tjetër që po ndodh në botë është temë diskutimi ekskluzivisht kur shfaqet në lajme”, ka pretenduar ai për televizionin në shërbim të regjimit serb “Happy TV”.

I pyetur për sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj kreut të Agjencisë së Inteligjencës të Sigurisë (BIA), Aleksandar Vullin, ai tha se ato janë “të natyrës politike” dhe se Serbia ka vepruar “me urtësi” duke kërkuar nga Amerika që të vërtetojë pretendimet e saj.

“Ne jemi një komb që ka vuajtur shumë për shkak të sanksioneve. Ne kërkojmë që të mos flasim me gjuhën e sanksioneve por të bashkëpunimit”, ka pretenduar Gjuriq.

Të ngjashme