Gjuriq: Prishtina nuk po shkon drejt uljes së tensioneve

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se nuk beson në historinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për heqjen e taksës, meqë Prishtina po e demanton atë.

Ai po ashtu deklaroi se do të kishte dashur që ambasadori i SHBA-së në Prishtinë gjatë takimit të sotëm tua “lexonte letrën” liderëve në Kosovë, duke shtuar se nuk e beson që një gjë e tillë do të ndodhë, shkruan Tanjug.

Gjuriq po ashtu tha se mbajta e zgjedhjeve do të ishte e mirë për të gjithë, por se para marrjes së vendimit pret që të sheh se çfarë do të ndodhë me Kosovën, sepse sipas tij veprimi politik i opozitës po hyn në një fazë të marrëzie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme