Gjuriqi e konsideron kërcënim shakanë për krushqi mes familjeve Thaçi e Vuçiq

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 17:41 | Nga

Një deklaratë e liderit të Vetëvendosjes ku është përmendur një martesë e mundshme në mes të djalit të presidentit Hashim Thaçi dhe vajzës së presidentit serb Aleksandër Vuqiq është përmendur edhe në Bruksel.

Madje shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq këtë fjali të Kurtit e ka quajtur edhe kërcënim. “Duke e kërcënuar edhe vajzën 16 vjeçare të presidentit Vuçiq…dhe për gjithçka që kanë bërë ditët e kaluara presidenti Vuçiq nuk do të bisedojë me përfaqësuesit e Prishtinës këtu në Bruksel”, tha Gjuriq.

Të hënën lideri i VV-së Albin Kurti duke folur në një tryezë ku është diskutuar për idenë e Thaçit për shkëmbim territoresh ka thënë se presidenti I Kosovës dhe ai i Serbisë po sillen si mbretër.. Në këtë kontekst Kurti ka thënë nuk ka mbetur tjetër gjë vetëm që djali i presidentit të Kosovës të martohet me vajzën e Vuqiqit.

“Serbinë. Unë besoj që bëhet fjalë për dy autokratë, për Thaçin në Kosovë dhe Vuçiçin në Serbi të cilët po e trajtojnë shtetin si shtëpinë e tyre që në fakt nuk iu takon e kanë disi pa punë, mund e ndjerës , popullin e trajtojnë si familjet e tyre ….Dy autokratët merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesë jetë në periudhën e feudalizmit ku mbretërit merreshin vesh për territoret e shteteve sikur tokat e tyre veç ka mbetur që djali i Thaçit, të martohet me vajzën e Vuçiçit edhe jemi tamam sikur dikur para katër apo pesë shekujsh”, ka thënë Kurti të hënën.

Kjo fjali e Kurtit përveç në Serbi ka shkaktuar reagime edhe në Kosovë sidomos tek i biri i presidentit Endriti, i cili i ka thënë Kurtit se “po pres që të rritet vajza jote e të martohem me të, por se e ka problem identitetin kombëtar” duke ia përmendur liderit të Vetëvendosjes origjinën e tij nga Vlladimiri i Malit të Zi.

Të ngjashme