Gjykata në Durrës lë në burg për afat të pa caktuar tre të rinjtë për vrasjen e babait të tyre

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Durrësit ka dalë me një vendim ndaj Hygerta Metës, Hysen dhe Amarildo Metës, si të dyshuar për vrasjen e babait të tyre Pëllumb Meta, në Shënavlash të Durrësit.

Gazetari nga Shqipëria, Sokol Dema ka treguar se vendimi i gjykatës përfshin masën e arrestit me burg deri në afat të pacaktuar.

“Fillimisht vajza e kishte pranuar se e kishte vrarë babanë e saj, vëllai i madh ka deklaruar sërish se vrasëse e babait të tyre është sërish motra, 19-vjeçarja ka treguar se ajo është vrasje direkte e babait të saj”.

“Dëshmitë e tyre kanë ndryshuar disa herë, tashmë pritet të ketë një rikonfigurim të hetimeve nga hetimet e rënda për të kapur dhe treguar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe kush është autori i vërtetë, pasi ata kohë pas kohe ndryshojnë deklarimet e tyre”, ka thënë Dema./KK

Të ngjashme