Gjykata sot jep vendimin ndaj Limajt

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 08:05 | Nga

Gjykata sot jep aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Transportit, tani zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj, në rastin gjyqësor të njohur si MTPT.

Limaj akuzohet për krim të organizuar e korrupsion, që ka të bëjë me kurdisje çmimesh të tenderëve në kohën sa Limaj ishte pjesë e PDK-së e ministër i Transportit.

Krahas Limajt të akuzuar janë Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Në fjalën e tij përfundimtare Fatmir Limaj, të mërkurën tha se nuk ka asnjë provë që e implikon atë në korrupsion, pasi siç deklaroi ai, në fjalën e prokurorit në asnjë shkresë, e në asnjë dokument nuk është thënë se ka ndodhur ndonjë keqpërdorim gjatë kohës sa ai ka qenë ministër.

Limaj ka pohuar se është krenar që pas 2764 ditëve, ajo që e ka thënë është provuar pasi sipas tij nuk është prezantuar asnjë provë që vërteton akuzën e prokurorisë.

Gjithashtu, ai tha se atij i është bërë një gjyq publik, dhe se njerëz dhe disa media, nuk kanë lënë asgjë pa bërë në tendencë për të shkatërruar personalitetin e tij.

Limaj ka sqaruar se ky gjykim ka filluar me një letër dhe me atë letër do të përfundojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme