Gjykata Supreme kthen në rigjykim rastin e të dënuarit për nxitje të urrejtjes

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka kthyer në rigjykim rastin e I.T., i dënuar me dy vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos-durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit I.T., dhe ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PS.nr.20/2019 i datës 05.12.2019, dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, APS.nr.7/2020 i datës 24.06.2021, dhe çështjen e ka kthyer në gjykatën e shkallës së parë, në rigjykim.

Aktgjykimi Pml.nr.336/2021, është duke u përkthyer në gjuhën serbe për palën, pas përkthimit do të publikohet në web-faqen e Gjykatës Supreme.​

Të ngjashme