Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviqit mbahet në mungesë

Prishtinë | 29 Pri 2026 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar seancat e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarit për krime lufte, Grujica Veljoviq, gjykim i cili do të zhvillohet në mungesë të tij.

Veljoviq akuzohet për veprën penale “krime të luftës kundër popullsisë civile”, të paraparë fillimisht me ligjin penal të ish RSFJ-së, e që aktualisht është e inkriminuar si “krime kundër njerëzimit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka bërë të ditur se, bazuar në propozimin e Prokurorisë Speciale, gjykimi do të mbahet në mungesë, pasi i akuzuari ka qenë i paarritshëm për organet e drejtësisë.

Po ashtu, përmes komunikatës, gjykata i ka bërë thirrje Grujica Veljoviq që të dorëzohet pranë organeve kompetente në Kosovë.

Të ngjashme