Japonia zyrtarisht aprovon vaksinën e parë të saj për Covid-19

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Japonia të dielën ka aprovuar vaksinën e parë të saj për COVID-19 dhe thotë se do të fillojë vaksinimin në gjithë vendin brenda ditësh, por muaj më vonë në SHBA e vende tjera.

Ministria e Shëndetësisë japoneze thotë se ka aprovuar vaksinën e zhvilluar nga Pfizeri, shkruan AP.

Të premten, qeveria kishte konfirmuar se rezultatet finale të testimeve klinike janë kryer në Japoni dhe se vaksina kishte efikasitet të ngjashëm me testet e kryera në botë.

Me planin aktual, rreth 20,000 punonjës shëndetësorë në Japoni do të vaksinohen që nga e mërkura. Ndërsa të tjerë do të vaksinohen më pas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme