Zyra Operacionale për menaxhimin e fatkeqësive natyrore që drejtohet nga ministri në perimetrin e zonave të prekura, Bledi Çuçi jep disa të dhëna për pasojat e tërmetit që ndodhi më 26 nëntor në Durrës dhe Thumanë.
Qarqet e prekura nga tërmeti
Qarqet më të dëmtuara: Durrës, Tiranë dhe Lezhë.
Qarqet e tjera ku ka dëmtime: Dibër, Kukës, Fier, Elbasan, Berat.
Dëmet në banesa
Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:
Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)
Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Durrës 1311, Tiranë 3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)
Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)
Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)
Pallate të dëmtuara lehtë: 335 (Tiranë 328, Elbasan 7)
Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).
Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)
Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë)
Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1)
Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:
Të evakuuar:……………………3224
Hotele:……………………………1961
Çadra:…………………………….964
Qendra sociale:………………..867
Familje:………………………….2525
Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.
Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.
Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:
Në qarkun Durrës për periudhën 29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:
Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim:
Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:
Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të filloi puna për prishjen një objekti.
Në rang qarku Durrës janë 541 objekte të inspektuara deri sot në orën 12:00.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për ndihmën e pakursyer dhe përkushtimin e 239 Vullnetarëve dhe 15 OJF-ve të regjistruar në e-albania për përballimin e nevojave të qytetarëve të prekur nga pasojat e tërmetit.