Godet këmbësoren me veturë dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 11:07 | Nga

Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se të martën në rrugën “De Rada” në Prishtinë, një veturë në lëvizje ka goditur këmbësoren femër dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Njofimi i plotë i policisë:

Rr. “De Rada”, Prishtinë 23.05.2017 – 15:45. Lëndime trupore ka pësuar viktima femër K/Shqiptare këmbësore, pasi e njëjta është goditur nga një veturë në lëvizje. Vetura e dyshuar pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Ndërkohë që vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 22 aksidente me persona të lënduar dhe 28 të tjera pa të lënduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme