Goldit i dështon ndeja në Kamenicë, iu ndalua prej policisë!

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 09:18 | Nga

Reperi Gold Ag vazhdon të jetë aktiv nëpër mbrëmje të shumta gjatë verës si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.

Pavarësisht pritjes që i bëhet nga fansat e tij, Goldi mbrëmë nuk mundi të performoj në qytetin e Kamenicës, ku ishin mbledhur adhuruesit e muzikës së tij, shkruan Indeksonline.

Kjo pasi që siç ka njoftuar Goldi në një foto të postuar në Instagram, ka qenë policia që ia ka ndaluar muzikën në kafiterinë e paralajmëruar.

Ai ka kërkuar falje për këtë, duke premtuar se do të këndoj për kamenicasit të dielën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme