Gomonja me 500 kg hashash, policia arreston dy persona

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit të 500 kilogramë hashash që u gjetën në një gomone në grykëderdhjen e Vjosës.Të arrestuarit janë A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.

Dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në, raporton Tch.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme