Grabitet një biznes, lidhen rojet e sigurisë

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 11:33 | Nga

Në mesnatën e së dielës, një grabitje e armatosur ka ndodhur në Graçanicë.

Klan Kosova merr vesh se grabitja ka ndodhur saktësisht në njërën nga filialet e korporatës ”Buçaj” e cila merret me shitjen e mallrave ushqimore, pijeve dhe duhanit.

Bëhët e ditur se janë hapur po ashtu dhe vetura të tipit ‘’Pikap’’ në të cilat gjendeshin cigare të shumta të llojeve të ndryshme por që të gjitha të jenë grabitur po ashtu.

Mëtej Klan Kosova merr vesh se grabitja është bërë nga disa persona ku sipas dëshmitarëve kanë kapur rojet të cilët sigurinin objektin në fjalë duke i lidhur ata për të realizuar planin e tyre të grabitjes.

Sipas dëshmitarëve ekipet e emergjencës u panë të kenë arritur për t’iu ofruar ndihmë rojeve të cilët po siguronin objektin i cili ishte dhe cak i grabitësve të mbrëmjes së kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme